×

Krijim dhe dizenjim origjinal i logos tuaj – Logo design profesional.


• Logo është elementi vizual i vetëm, unik e i përhershëm që identifikon markën tuaj. Nga të gjithë elementet e branding. Logo është pjesa e imazhit tuaj me të cilin nuk mund të bëni kompromis, sepse është përfaqësuesi juaj i vazhdueshëm kudo, gjatë gjithë kohës, për të gjithë. Ju e keni atë në kartvizitën tuaj, në web faqen tuaj, në mediat tuaja sociale dhe në të gjitha materialet tuaja promovuese.


• Imagjinoni për një moment sikur po kërkoni të bleni një produkt apo shërbim të caktuar. Syri juaj sheh dy logo të dy produkteve (apo të dy shërbimeve): një logo amatore për të ardhur keq dhe një logo e cila duket qartë që përfaqëson një standart serioz. Bazuar vetëm në impresionin fillestar, cila do të jetë tendenca juaj për përzgjedhje? 


• A jeni gati për një logo design të personalizuar, unik dhe origjinal? Merrni konsulencën e konceptit dhe krijimin e imazhit të logos si pjesë e shërbimit tonë profesional për logo design dhe logo redesign.Na lejoni t’ju konsultojmë dhe të dizenjojmë për ju një logo.Na kontaktoni për logo design (dizenjim për logo) ose për logo re-design (ri-dizajnim për logo).